Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Zbulohet letra e Ramiz Alisë për Sali Berishën!

Zbulohet letra e Ramiz Alisë për Sali Berishën!

I dashur Sali

Ta shkruaj këtë letër me porosinë që ta hapesh pa 30 vitesh, kur besoj edhe ti do kesh dalë në pension, megjithëse për ne komunistët nuk ka vdekje kurrë.

Ti Sali iu gjende partisë në momente të vështira kur reaksioni ishte ngritur në këmbë të na merrte pushtetin dhe të hidhte poshtë gjithë arritjet e popullit dhe partisë.

Unë në fillim nuk doja të të çoja tek PD pasi doja të lija si trashëgim PPSH por kisha frikë se ti nuk do bëje rotacion.

Ti Sali hyre në parti atëherë kur komunizmi iu kishte ardhur në majë të hundës edhe vete komunistëve që e kishin sjellë. Kjo tregon bindjen tënde të thellë.

E vërteta është që ti tejkalove parashikimet e mia dhe u bëre kapitalist i thekur duke marrë veset e komunistëve dhe kapitalistëve kaq shumë, saqë po të linin do të kishe vjedhur gjithë Tiranën. Ti nuk iu nxore njerëzve nga qejfi vetëm komunizmin por edhe kapitalizmin. Ndaj në këtë pikë mendoj që bëra mirë që të çova tek PD.

Jam i bindur që në fund të jetës tënde do ta dorëzosh PD të telendisur ku mos të kenë ku ta kapin as qentë dhe që të tallet i madh e i vogël. Kam bindjen që ti do ta lësh në atë derexhe që mos marrë as një bashki apo komunë, ashtu siç e meritojnë reaksionarët.

Sali, kur të takohemi në atë botë, besoj se do më bësh krenar dhe të prezantoj pa turp tek Komandanti që aq shumë e doje dhe të donte.

Yti, Ramiz/dritare.net