Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Zbulohet telefon në qelinë e Metës. Fliste me Berishën!

Zbulohet telefon në qelinë e Metës. Fliste me Berishën!

Berisha: Ilir, si je?

Meta: Burgjet tona më të larta/Dyshekët tanë më të pastra.

Berisha: Aaaa, shumë bukur. Edhe burgjet të kishin mbetur pa i bërë poezi. Më thuaj si po e reciton, duke lëvizur duart.

Meta: Jo doktor, nuk e kam Tedin këtu, nuk e lanë të rrinte me mua, megjithëse u lut shumë i shkreti. Po luaj vetëm njërën dorë.

Berisha: (dëgjohet që i flet Lirisë: Paska lajthitur, mban kukulla pelushi në qeli) Kush është Tedi Ilir, ai arushi i filmave për fëmijë?

Meta: Jo doktor, është ai që hedhim mbi kokat e policëve kur mblidhemi te bashkia.

Berisha: (dëgjohet prapë që i flet Lirisë: Qenka akoma në rregull) Si janë kushtet në burg Ilir?

Meta: Nuk janë keq doktor. Ushqimi është i mirë, vetëm se nuk më lejojnë raki këta policët. Thonë që kur pi, kujtoj se jam Avni Rustemi dhe bëj sikur i gjuaj me pistoletë kur kalojnë në korridor, ose si Vojo Kushi dhe i hidhem sipër krevatit sikur është tanks. Po ti si po ia kalon doktor?

Berisha: Mirë, rehat. Krevat, banja, kuzhinë, tre herë në ditë. Miting pasdite. Në darkë përgatis fjalimin për nesër dhe gjumë. Po e tmerrojmë Edi Ramën, Ilir.

Meta: E vërtetë doktor. Mbeti jashtë shtetit. Vetëm kur vijnë për vizitë këta të huajt vjen në Tiranë.

Berisha: E vërtetë. E pe në datën 23, sa i shkuam në Strasburg, i tha asaj Van Der Leien: Aman hajde takohemi në Tiranë se më kanë zënë pritë.

Meta: Pse nuk i shkuat në Surrel kur bëmë atë mosbindjen civile herën e fundit?

Berisha: Nuk i kishin lënë katundarët e zonës. Nuk keni punë këndej, ju kishin thënë, se filloni na vidhni pulat dhe domatet. Janë të gjithë patronazhistë.

Meta: Doktor, të marr pak më vonë, se po bëjnë apelin e darkës këtu dhe është një gardian nga Vlora që më thotë: Mos më bëj pordhë se këtu jam unë kryeministër.

Berisha: Hajt tung./dritare.net