Na ndiqni edhe në

Politikë

Avokati i Berishës: Në GJKKO kërkuam përjashtimin e gjyqtares!

Avokati i Berishës: Në GJKKO kërkuam përjashtimin e

Avokati ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj ka komentuar kërkesën në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Për mediat, Gjokutaj tha se seanca është ndërprerë sërish për të shqyrtuar kërkesën. Sipas avokatëve gjyqtarja nuk ka zbardhur vendimin dhe ka konflikt interesi pasi është shkarkuar nga Berisha në 96-ën kur ka qenë kryetar i KLD-së.

“Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë. Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës”, tha Gjokutaj./M.K-dritare.net