Na ndiqni edhe në

Politikë

Bardhi: Do të vazhdojmë kaosin në Kuvend!

Bardhi: Do të vazhdojmë kaosin në Kuvend!

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi pas mbledhjes me grupin Parlamentar ka paralajmëruar sërish aksion opozitar.

Bardhi tha se opozita kërkon respektimin e të drejtave kushtetuese në Kuvend, ashtu siç e kërkon një vend demokratik.

“Do të vijojmë aksionin tonë për t’i bërë të pamundur mazhorancës zhvillimin e mbledhjeve. Po na nxisin që të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita është bashkë në parlament dhe jashtë tij. Po flasim për respektim të rregullores, ata kalojnë në një shkelje të re. Po shton shkeljet e rregullores dhe të kushtetutës. Në vend demokratik kërkon një qeverisje. Mazhoranca të heqë dorë nga pengimi i opozitës. Ambasadorët pyesni vetë. Unë i kam informuar ndërkombëtarët. Një pjesë prej tyre i kam informuar”, tha Bardhi./M.K-dritare.net