
Bardhi i përgjigjet Ramës me akuza: Miraton PPP me urdhër të krimit të organizuar!
Dritare.net

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Edi Rama tha se opozita ka prekur fundin.
Bardhi ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit ku shprehet: Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë.
"Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.
Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar", shkruan Bardhi./M.K-dritare.net

















