Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha: 13 qershori test për PD. Gara do të tregojë nëse do të fitojmë ne apo Rama!

Basha: 13 qershori test për PD. Gara do të tregojë nëse do

Kreu demokrat Lulzim Basha i quan një test zgjedhjet në PD që do të mbahen më 13 qershor. Përmes një postimi në facebook, kreu aktual i PD shkruan se kjo garë do të tregojë nëse PD do të vazhdojë të luftojë apo Rama do të realizojë planin për të dobësuar opozitën.

“Kjo garë është testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.

Përgjigja jonë do të jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do të fitojmë”, shkruan Basha./L.F-dritare.net