Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha: Beteja e PD vijon. Do të përmbysim regjimin Rama-Doshi!

Basha: Beteja e PD vijon. Do të përmbysim regjimin Rama-Doshi!

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me qytetarët në Durrës. Prej atje ai përsëriti se zgjedhjet e 25 prillit, u vodhën. Basha tha se beteja e partisë demokratike vijon deri në përmbysjen e qeverisë, që ai e etiketon si regjim.

“Ne jemi nisur për t’i çuar shqiptarët drejt një të ardhmeje më të mirë. 25 prilli është një masakër elektorale ku vullneti i zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin. Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhëm e tyre e ka gabim.

Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi. Ne e dorëzuam pushtetin për t’u bërë njësh me qytetarët, bashkë me qytetarët, për të hapur një rrugë të re dhe një të ardhme më të mirë, dhe një të ardhme qytetare, normale, evropiane për gjithë shqiptarët.

Ndaj, kështu do të vazhdojmë sepse për ne pushteti nuk është një mjet për të akumuluar grupe kriminale dhe para, dhe pastaj për të vjedhur e blerë votat por është një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndaj e them dhe njëherë, pushteti i marrë me bandat, pjell vetëm krim.

Ne do ta fitojmë këtë betejë duke bërë pikërisht të kundërtën, duke bërë gjithçka që ata të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe duke bashkuar të gjithë shqiptarët deri në përfundimin e pashmangshëm të kësaj beteje që është ndryshimi që presin dhe dëshirojnë të gjithë”, u shpreh Basha në Durrës./L.F-dritare.net