
Basha: Forumi Ekonomik, një hipokrizi. Asnjë lajm i mirë për Ballkanin!
Dritare.net
Takimi i sotëm në Forumin Rajonal Ekonomik mes liderëve politikë të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë ditën e sotme për liderin demokrat Lulzim Basha ishte një hipokrizi. Basha u shpreh se ky takim ishte një film i parë, që sipas tij nuk prodhoi asnjë lajm të mirë për Ballkanin
“Mendoj që takimet po bëhen kaq shpesh, nuk e di se çfarë po prodhojnë, përveç fotove dhe protagonizmit të tepruar. Pozicioni është ai që ka qenë gjithmonë i imi dhe i Partisë Demokratike që lëvizja e lirë në rajon të funksionojë duhet t’i japim fund hipokrizisë dhe të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për stabilitetin në rajon, njohjen e ndërsjellët të Kosovës dhe Shqipërisë.
Lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi dhe synim i të gjitha proceseve integruese ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor, që nga procesi i integrimit europian. Që kanë dëshirë për të dalë në këto ditë të nxehta vere për të bërë fotografi nuk është një çudi e madhe për mua, por të na kursejnë përsëritjen e një filmi të parë e të stërparë, por po kthehet në një alibi për ngecjen në vend të objektivave që duhet të ketë secili kryeqytet në rajon duke filluar që nga njohja e ndërsjellët e Kosovës dhe Serbisë.
Partia Demokratike e mbështet dialogun por nuk kemi lënë asnjë dilemë për përfundimin e këtij dialogu, duhet të jetë njohja e ndërsjellët. Ne jemi të lumtur që SHBA dhe BE janë të qartë përsa i përket këtij objektivi. Dua të theksoj se asnjë takim nuk duhet të shërbejë si alibi për të ikur detyrimeve kushtetuese që ka çdo kryeministër shqiptar për tu kujdesur për fatin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Fati i tyre i keq është çregjistrimi i shqiptarëve nga vendi i tyre. Nuk e di sa kohë i ka kushtuar Edi Rama kur flet me mikun e tij Vuçiç, dhe nëse shpenzon kohë, e ka mbajtur të fshehur” – u shpreh Basha./L.F-dritare.net

















