Basha nga Brukseli: Do ta çlirojmë Shqipërinë nga bandat!
Dritare.net
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në Asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel. Ndërsa u pyet për dialog politik si një ndër pikat kryesore për në integrimin europian të Shqipërisë, Basha tha se:
“Dialogu politik është mjet nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit. Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemorragjisë së emigracionit së të rinjve”, u shpreh Basha./L.F-dritare.net