Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha shuan shpresat e Berishës: S’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar e të asnjë forumi tjetër!

Basha shuan shpresat e Berishës: S’ka mbledhje të Kuvendit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka rrëzuar tezën e ish-kryeministrit Berisha se mund të mbledhë Kuvendin Kombëtar për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat. Nëse do të mblidhej Kuvendi Kombëtar, për Bashën, do të ishte një vendim kundër SHBA-së.

“Nuk ka për të pasur asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, e asnjë mbledhje të ndonjë forumi tjetër. Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mire. Por siç ka deklaruar edhe vete ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dal në shesh do të qëndrojë jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD.”, u shpreh Basha.

Burime për Dritare.net bëjnë me dije se në mbledhjen e Kryesisë e Grupit Parlamentar Basha deklaroi së është në dijeni të disa informacioneve që i di ai, Berisha dhe SHBA-ja dhe se nuk do ua tregojë kurrë asnjë prej deputetëve.

“Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtare të nivelit të trete apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë.”, ka thënë ndër të tjera Basha./Dritare.net