Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha: Vettingu, detyrim ndaj shqiptarëve për të larguar politikanët e korruptuar!

Basha: Vettingu, detyrim ndaj shqiptarëve për të larguar

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se vettingu në drejtësi është i domosdoshëm, pasi qytetarët meritojnë politikë të pastër nga krimi dhe korrupsioni.

Basha theksoi se PD ka depozituar në Kuvend ligjin për vettingun në mënyrë që të zgjedhurit e qytetarëve në parlament të jenë figura të pastra.

“Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga krimi dhe korrupsioni. Asnjë interes personal nuk do ta zhvendosë partinë Demokratike. PD e ka të qartë platformën me qytetarët. Kushdo që nuk vendos interesin personal të parin, është i mirëpritur të bëhet pjesë.

Asnjëherë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nuk kanë ardhur si rezultat i numrave të një partie. Ne si PD do të imponojmë që asnjë konsensus si ai i 2008-ës ku numrat ishin por ua futën qytetarëve dhe sot paguajmë faturën e marrëveshjes okulte”, tha Basha./M.K-dritare.net