Na ndiqni edhe në

Politikë

Beleri nga burgu: Sundimi i ligjit nuk funksionon, kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet!

Beleri nga burgu: Sundimi i ligjit nuk funksionon, kushdo që nuk

“Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon”, ka deklaruar për median greke SKAI, Fredi Beleri nga burg i Durrësit.

Më 4 dhjetor, pas 6 muajsh do të shqyrtohet kërkesa ime në gjykatën speciale nëse do të betohem apo jo, ka deklaruar ndër të tjera kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë.

Ligji, sqaron Beleri është i qartë, kur dikush nuk është dënuar dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë, ai mund të betohet.

“Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, ka gjueti shtrigash nga qeveria shqiptare, kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet në çdo kohë. Nuk ka barazi”, deklaron Beleri duke akuzuar kryeministrin e vendit.

Ndër të tjera shton: Rama shihet si pro-evropian dhe modern, ndërkohë që 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Jam i pafajshëm./M.K-dritare.net