Beleri telefonatë nga burgu për median greke: Më thurën kurth politik!
Dritare.net
Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri në një telefonatë nga burgu për median greke Open TV ka deklaruar se çështja ndaj tij është një kurth politik i ngritur nga një person. Beleri ka treguar se seanca me dyer të mbyllura me një pre dëshmitarëve është shqetësuese lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor.
“Pohimi i dëshmitarit si dhe i drejtorit të policisë se dëshmitari është paguar për dëshminë, në çdo vend demokratik do të mbyllte edhe çështjen gjyqësore. Fakti më shqetësues i seancës dëgjuese është pikërisht se u zbulua se prokuroria nuk kishte dijeni për pagesën që kishte dhënë policia”, ka thënë Beleri.
Po ashtu kryebashkiaku ka treguar se dëshmia me dyer të mbyllura nga ana e prokurorisë përbën një tjetër shkelje ligjore, e cila nuk parashikohet në procedura gjyqësore.
“Ata i bënë këtë nder. Dëshmitari ka mashtruar duke pretenduar se i ishte kërcënuar jeta. Prokuroria i bëri një nder që të mos i nënshtrohej presionit të publikut, duke i lejuar të dëshmojë me dyer të mbyllura”, ka thënë ai./M.K-dritare.net