Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha akuza të rënda ndaj gjyqtares: E korruptuar, turp i drejtësisë!

Berisha akuza të rënda ndaj gjyqtares: E korruptuar, turp i

Ish- kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza për gjyqtaren Irena Gjoka, të cilën e cilëson turpi i drejtësisë. Berisha tha se gjyqtarja është shkarkuar nga ai në vitin 1996 për korrupsion, vepër të cilën ajo ka refuzuar ta deklarojë.

Ndër të tjera ish-kryeministri tha se gjyqtarja është bashkëpunëtore me qeverinë lidhur me veprën penale që ka caktuar ndaj tij dhe dhëndrit, Jamarbër Malltezi.

“Gjykatësja, turpi i drejtësisë, nuk duhet të fshihet prapa krimit të saj, por duhet para krimi por të deklarojë në emër të detyrimit ligjor, është shkarkuar apo jo nga Sali Berisha në 1996, për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion. Të dalë dhe të deklarojë. Turpi i njeriut. U tha avokatëve se nuk më sollët prova që unë jam shkarkuar. Nuk ka ndërgjegje ajo. Arkivë në ndërgjegjen e saj nuk ekziston.

Tani mbahet me premtim që i ka dhënë Ramës për masën që ka marrë. Gjitha jetën time ata që kanë punuar me mua, porosia më konstante që u kam dhënë ka qenë mos të pranojnë urdhra kundër ligjit. Një qenie që fshihet prapa krimit të saj dhe shkelmon kushtetutën, nuk e pranoj kurrë një gjë të tillë. Ajo s’është asgjë tjetër veçse një skllave mjerane në shërbim të Edi Ramës”, tha Berisha./M.K-dritare.net