
Berisha-Ballës: Je akuzuar për vrasje. Dil nga këtu, shko në prokurori!
Dritare.net
Seanca sot në Kuvend po zhvillohet me tensione mes deputetëve dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës. Berisha bllokoi foltoren, ndërsa seanca u ndërpre, por Berisha vijonte fjalën duke qenë live në facebook.
Sali Berisha hodhi akuza të rënda, ndaj Taulant Ballës.
“Ke kryer porositje vrasjesh dhe ke fshirë regjistrimet. Bashkë me ty në parlament është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të ka kapur në lidhje me bandat dhe e eliminove. Kjo është tronditëse. S’ka vend në botë që nuk e dënon këtë.
Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.
Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin.
Hera e dytë që akuzohesh për vrasje,” tha Berisha./L.F-dritare.net

















