Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: Hetimet CEZ-DIA, gjah shtrigash. Opozita në grevë urie!

Berisha: Hetimet CEZ-DIA, gjah shtrigash. Opozita në grevë urie!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar hetimet e SPAK për çështjen CEZ-DIA ndërsa e ka konsideruar si ‘gjah shtrigash’ e nxitur nga qeveria.

“CEZ-DIA është një çështje e hetuar gjerësisht. Është një çështje për të cilën kanë bërë burg persona të implikuar për këtë çështje. Të mendoj unë se s’ka politikë këtu, unë naiv nuk jam. Dosja e CEZ-DIA kishte dalë në dritë dhe ishte bërë proces gjyqësor, kur Edi Rama e propozoi Ilir Metën për President. Çdo njeri ka të drejtën e ligjshme ta vlerësojë si një veprim politik. Në qoftë se dokumentet tregojnë se Ilir Meta ka bërë një veprim të gabuar, unë nuk gjykoj që dosja të bëhej pa të dhe tjetri të dënohej me burg, unë nuk mund të besoj diçka tjetër. Ky është një gjah shtrigash që bën Edi Rama”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha deklaroi se opozita do të hyjë në grevë urie nëse deputetëve u shkelen të drejtat në Parlament.

“Nuk kemi rrugë tjetër. Ne Edi Rama nuk mundet kurrë të na mohojë të drejtat tona kushtetuese”, tha Berisha./M.K-dritare.net