Berisha: Marrëveshjen e refugjatëve do ta çojmë në gjykatë Kushtetuese!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se marrëveshja për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë, do të dërgohet nga opozita në gjykatë.
Berisha tha se marrëveshja është në shkelje të Kushtetutës ndërsa shtoi se qëndrimi i kreut të qeverisë është antidemokratik dhe antiligjor.
“Arritjen e një rëndësie të jashtëzakonshme. Po detyrohem të perifrazoj prap veten; ai tym dhe ajo blozë që nxiu sterr fytyrën e Edi Ramës dhe Lindit Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin publik, mediat mbi të betejën e drejtë pa kthim që zhvillon opozita në parlamentin e Shqipërisë. U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja. Pra do të përcaktohen gjithnjë. Ju e dini që jemi në dinamizëm të vazhdueshëm dhe ju mbajmë korent çdo ditë. Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës.
Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen. Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë. Beteja vazhdon pa kthim”, tha Berisha./M.K-dritare.net