Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha nuk paraqitet në GJKKO, Rama: Drejtësia nuk pyet kush je!

Berisha nuk paraqitet në GJKKO, Rama: Drejtësia nuk pyet kush je!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Pogradeci lidhur me refuzimin e Sali Berishës për mos të shkuar në GJKKO, pas masës së sigurisë.

Rama tha se politikanët nuk mund të vazhdojnë më duke thënë drejtësinë e kontrollojmë ne.

“Që në opozitë kemi bërë përpjekje për drejtësinë. I kemi propozuar qeverisë së asaj kohe reformë në drejtësi. Po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në themelimin e shtetit. S’ka bë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet kush je as se me kë je as sa lart je dhe as sa lart je mësuar të shohësh të tjerët por të kërkon të paraqitesh.

Thonë disa se këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse e thonë? Sepse nuk është mësuar njeri këtu sidomos nga ata që kanë pasur pushtet që të funksionojë kështu sepse kështu ka funksionuar gjithmonë. Kur kanë qenë ata në pushtet drejtësia ishte farsë. Natyrisht që ka gjëra që mund ti diskutojmë ka gjëra me të cilat mund të jemi apo mos jemi dakord”, tha Rama.