Berisha: Rama dhe SKAP-i po fshehin vjedhjen e inceneratorëve!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha për mediat tha se qeveria po përpiqet të arkivojë vjedhjen nga inceneratorët ndërsa theksoi se opozita do t’i shkojë deri në fund kësaj afere.
Berisha tha se kreu i qeverisë, Edi rama ka urdhëruar SPAK që të mos ndjekë çështjen dhe përgjegjësit mos të dalin para drejtësisë.
“Edi Rama, organizata e tij kriminale, qeveri-SKAP, bënë gjithçka të arkivojë në harresë, vjedhjen e shekullit, e cila ka një përgjegjës kryesor që është Edi Rama dhe të tjerë rreth tij, të njohur, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri dhe ndonjë tjetër. Por e garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet.
Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të SKAP-it, që të mos trajtojë procedurën, e cila përbën kolonën kryesore mbi të cilën ngrihet piramida e vjedhjes dhe korrupsionit të shekullit, që është inceneratorët. Ka urdhëruar skapistët e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura çon direkt tek ai, te Agaçi i tij, te Erion Veliaj dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate. Pra, gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale SKAP, që të arrestohen vetëm kurbanë që pranon Edi Rama, por jo ata, të cilët janë përgjegjësit më kryesorë, duke filluar nga vetja e tij”, tha Berisha./M.K-dritare.net