Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: Rama fshihet pas SKAP, për çështjen Partizani!

Berisha: Rama fshihet pas SKAP, për çështjen Partizani!

Ish-kryeministri Sali Berisha për mediat deklaroi se SPAK po funksionin në bazë të urdhrave të qeverisë.

Berisha tha se në hetimet e prokurorisë duhet që të ishte marrë Edi Rama, pasi sipas tij ky i fundit ka shkelur ligjin lidhur me çështjen Partizani.

“Edi Rama, i tronditur, i tmerruar nga krimet e tij, ka urdhëruar grupi e organizuar kriminal brenda SKAP-it dhe në Gjykatën Speciale të shkruajë Kushtetutën në tavolinë sipas porosisë së tij. Shkruaja e Kushtetutës në tavolinë sipas porosisë së Edi Ramës, përbën aktin më të rëndë antikushtetues të 32 viteve të fundit. Akt të cilin, nuk e ka lejuar vetes ta bëjë gjer sot asnjë gjykatës, asnjë prokuror, në asnjë qeveri dhe cilido të ketë qenë ai.

Unë jam zotuar të vazhdoj me ju, gjyqin publik kundër Edi Ramës për një mungesë të një dokumenti në seancën e parë, jam i detyruar të rikthehem prape, me një plotësim të asaj seance. Siç e patë, Edi Rama për ndryshimin e destinacionit, në kundërshtim flagrant me ligjin, të klubit sportiv Partizani nga terren sportiv në zonë urbane, u fsheh duke mashtruar pas ndryshimit të ligjit. Pra, është Edi Rama, ai që ka shkelur ligjet e vendit. Është Edi Rama ai që duhet të gozhdohet nga një drejtësi e vërtetë dhe jo Sali Berisha. Sali Berisha përkundrazi u ka dhënë garanci terreneve sportive që nuk mund të ndryshojnë destinacionin. Kjo është e vërteta. Dhe nëse ka një fajtor të vetëm në të gjithë çështjen, ky është Edi Rama, shkelësi i ligjit mbi bazë korrupsionin. Ai mashtroi shqiptarët kur tha se këto të tjerat erdhën pas ndryshimit të ligjit për sportin”, tha Berisha./M.K-dritare.net