Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: Do të nis gjyq publik ndaj Ramës!

Berisha: Do të nis gjyq publik ndaj Ramës!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se do të nisë një gjyq publik ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Për mediat, Berisha tha se gjyqin do ta bazojë në fakte konkrete.

“Shumë ditë më parë unë premtova se me procesin e shëmtuar politik të Edi Ramës, unë do ta kthej në gjyqin publik të shekullit kundër personit që në historinë e Shqipërisë paraqitet njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës. Gjyqin publik të Edi Ramës nuk kam ndërmend ta bazoj me epitete, se Lana do mbushej me to në qoftë se do hynim në atë fushë. Kam ndërmend ta bazoj vetëm në fakte të pakundërshtueshme që i japin përgjigjen më shteruese aktit të shëmtuar politik të Edi Ramës dhe larove të tij: Kraja, Millonai, Gjoka. Në dacibaon e tyre politike, Edi Rama me larot, turpi i drejtësisë në Shqipëri dhe në botë aludojnë dhe pretendojnë se Sali Berisha reformën programatike në sistemin e pronësisë, një reformë fondamentale për programin e PD, ligjet dhe vendimet për këtë reformë i ndërmori për të favorizuar dhëndrin e tij që të mund të marrë 140 m2 tokë të trashëguar sipas të gjitha dokumenteve zyrtare nga familjarët e tij, gjyshja e tij konkretisht, dhe mbi këtë bazë ndërtojnë akuzat e turpshme të favorizimit të dhëndrit dhe pasurimit të paligjshëm të tij dhe më pas të Sali Berishës.

Në krye të radhës dua të deklaroj se ndërhyrja në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave siç do të faktohet me të dhëna të pakundërshtueshme kishte dy qëllime madhore: SPAK së pari të mbronte interesin publik. Askush nuk mund të zhvaste, apo të stërzhvaste pasuri publike. Së dyti, askujt nuk mund t’i mohohej prona që i takonte dhe gjithsecilit t’i njihej, t’i rikthehej, apo t’i kompensohej prona e tij”, tha Berisha./M.K-dritare.net