Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: SPAK asnjë provë për Malltezin, u burgos politikisht!

Berisha: SPAK asnjë provë për Malltezin, u burgos politikisht!

Ish-kryeministri Sali Berisha për mediat deklaroi se dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u lirua nga burgu, pasi po mbahej i burgosur politik.

Berisha tha se drejtësia nuk ka gjetur asnjë provë për të fajësuar Malltezin mbi çështjen Partizani.

“Dhëndri im ishte një i burgosur politik, ka marrë 410 m katrorë tokë. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo jo urdhër, do shkonte në Strasburg. Fatmirësisht që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës.

Nuk u nxor nga burgu, u la arrest shtëpie. Nuk ka asnjë, zero. Ata vetë nuk e kanë fajësuar, s’kanë arritur ta fajësojnë. Nuk arritën të gjejnë një provë dhe një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Gjyqi ndaj tij do të vazhdojë. U bë kjo sepse s’gjetën asgjë për të, çështja do të vazhdojë në Strasburg”, tha Berisha./M.K-dritare.net