Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: Demokratët të gatshëm për t'u na bashkuar në grevën e urisë!

Berisha: Demokratët të gatshëm për t'u na bashkuar

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se opozitarët janë të gatshëm për të hyrë në grevë urie nëse qeveria vazhdon t’i shkelë të drejtat e tyre në Parlament.

Berisha tha se asnjë ligj që kalon në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, nuk do të njihet nga opozita

“Absolutisht që nesër janë të gatshëm, por greva e urisë dhe çdo akt tjetër do të merret në kohën e duhur. Ju e patë që është nisur një konsultë me qytetarët, opozita në aksion. Gatishmëria e qytetarëve është e jashtëzakonshme.

Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, nuk do të njihet nga opozita. Ju i patë si i kaluan, në 15 minuta 7 ligje dhe të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionesh, të futur pas tavolinave, karrigeve online, të cilën ligji e ndalon përveç se në gjendjen e jashtëzakonshme, pra luftë ose epidemi. Kështu që, kjo nëse ngushëllon veten Rama dhe e quan këtë veprimtari klandestine si të paligjshme, le ta ngushëllojë. Por e vërteta është se kjo është veprimtari e turpshme dhe e paligjshme”, tha Berisha./M.K-dritare.net