
Debati në Kryesinë e PD, Berisha për Bashën: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë
E Hënë 20 Shtator 2021, 20:08
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalën e Bashës në debatin me Nokën në Kreysinë e grupit parlamentar të PD. Për Berishën, Basha tashmë ka shpallur non-grata edhe bazën e partisë apo anëtarësinë.
‘’ Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise! Sb’’- shkroi Sali Berisha.
Gjatë debatit me Nokën, Basha theksoi se nuk do të mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend pasi s’mund të ketë grupime antiamerikane. Nga ana tjetër zyra e PD sqaroi se Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane në asnjë moment. por kjo vjen nga ata që keqpërdorin gjithçka për interesa personale. PD citon Bashën se ka thënë që SHBA janë aleat i PD dhe askush nuk e cënon aleancën mes tyre./Dritare.net

















