Na ndiqni edhe në

Politikë

Dështimi i seancës, Berisha: Qytetarët të më ndihmojnë, përballë Ramës!

Dështimi i seancës, Berisha: Qytetarët të më

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbylljes së seancës ka deklaruar se në vetëm 19 minuta u miratuan një sërë ligjesh.

Berisha tha se qytetarët duhet të solidarizohen dhe ta mbështetin atë në ‘luftën’ përballë kreut të qeverisë ndërsa theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni.

a“E patë, kjo ishte seanca 19 minuta e votimit të një mori ligjeve. Ky është funksionimi i parlamentit të Edi Ramës dhe Lindës së tij. Në parlament ky është turpi i Shqipërisë, i Europës dhe i çdo vendi të lirë.

Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura me pushtetin Edi Ramës. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Përsëri vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në parlament. Qytetarë dhe qytetare, ne vazhdojmë me vendosmëri, por ne kërkojmë solidaritetin tuaj.

Ne konsiderojmë solidaritetint tuaj, mbështetjen tuaj vendimtare për triumfin e pluralizmit, për triumfin e demokracisë, për largimin e narkodiktaturës nga Shqipëria. Unë kam besim të plotë se kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama në një akt in ekstremis vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Por e vërteta është se lëvizja jonë, qëndresa jonë pa kthim e ka bërë atë njeriu më të pashpresë, ndaj edhe ju ftoj të vazhdojmë së bashku këtë betejë”, tha Berisha./M.K-dritare.net