Na ndiqni edhe në

Politikë

Grida Duma: Ja përgjigja për ata që pyesin nëse PD nuk ka kriminelë për të marrë pushtetin!

Grida Duma: Ja përgjigja për ata që pyesin nëse PD nuk ka

Grida Duma deputetja e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, në fjalimin e saj në Kuvendin Kombëtar, tha se Shqipëria është nën udhëheqjen e bandave. Ajo i premtoi të gjithë atyre që kanë votuar për të djathtën, se PD do t’i qëndrojë pranë. Më tej Duma tregoi një dialog me dikë që e kishte pyetur, nëse PD nuk ka kriminelë për të marrë pushtetin.

“Dikush më pyeti, a nuk i kemi ne dy kriminelë për të marrë pushtetin?

Nëse i them i kemi, jam duke u bërë pjesë e shkatërrimit. Nëse i them nuk i kemi, mund të mendojë që s’kemi forcë, se nuk kemi të fortë.

Të fortët janë dobësia e politikës, janë turpi i politikës. Asnjë politikan që frymëzon dhe që shërben, nuk mund të matet me forcë”, u shpreh Duma./L.F-dritare.net