Ina Zhupa: Ulja e taksave dhe heqja e burokracive ndihmë për peshkimin në Sarandë!
Dritare.net
Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës Ina Zhupa zhvilloi takim me peshkataret në Sarandë. Ata e njohën me problematikat që kanë, duke nisur nga mungesa e kalatave ku të ankorohen, tek shkalla për të bërë remontin e anijeve. Ata janë të mbytur me taksa dhe nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti. Kandidatja e PD vuri në dukje angazhimet kryesore të PD për të rritur mirëqenien dhe oër të ndihmuar ekonominë e familjeve, subvencione dhe ulje e taksave.
"Është e papranushme që nuk keni kalata. Vetëm një shtet që nuk e ka mendjen për qytetaret mund ta lërë në këtë gjendje. Duhet vetëm vullnet politik për ta kryer, një vullnet që ne nuk na mungon dhe që do të jetë nga detyrat e para që do të bëjmë. Është i papranueshëm trajtimi me taksa të larta dhe burokracitë. Ju jeni të detyruar që për certifikimin tuaj të shkoni në Durres, kur ky duhet të ishte një shërbim që ju duhet ta kishit në Sarandë dhe me PD në qeveri do ta keni”- u shpreh Zhupa./dritare.net