Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: Do të bashkëpunojmë me aleatët në zgjedhjet lokale. Kandidatët do të jenë tanët!

Berisha: Do të bashkëpunojmë me aleatët në zgjedhjet

Sali Berisha u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me aleatët e opozitës për zgjedhjet lokale duke iu përgjigjur kështu pozitivisht ftesës së Ilir Metës, për të qenë bashkë në zgjedhjet lokale të 2023. Kushti që vendosi Berisha, ishte se kandidatët do të jenë të tij.

“Do ulemi me aleatët, me partinë e lirisë. Do të bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit. Problemi i vetëm është që nga primaret nuk mund të largohemi. Nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar. Primaret janë të domosdoshme”, u shpreh Berisha./L.F-dritare.net