
Fatbardh Kadilli kandidati për kryetar të Partisë Demokratike votoi sot në zgjedhjet e brendshme të PD. Në një komunikim për median ai e cilësoi këtë moment mjaft të rëndësishëm dhe i ftoi të gjithë anëtarët e PD të votojnë. Sipas Kadillit gara u mbyll ashtu sikurse u nis, e pabarabartë.
“Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet. Është një garë që u mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajon.
Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do të vazhdojë. Në përgjithësi i rri larg këtyre proceseve, procesi i vërtetë është fryma me të i ulin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha Kadilli./L.F-dritare.net

















