Na ndiqni edhe në

Politikë

Lufta në Izrael, Rama: Armëpushimi, zgjidhja e parë mes palëve!

Lufta në Izrael, Rama: Armëpushimi, zgjidhja e parë mes

Kryeministri Edi Rama përmes një postim në X, ka komentuar Forumin e Paqes të mbajtur në Paris. Rama shkruan se ka diskutuar për luftën në Izrael, ku thekson se terrori i Hamasit duhet të marrë fund.

Ndër të tjera Rama shkruan se ashtu si presidenti francez Emanuel Macron është dakortësuar që ndërkombëtarët të kontribuojnë për armëpushimin e menjëhershëm.

“Në Forumin e Paqes të Parisit, pata mundësinë të takohesha me një sërë udhëheqësish e zyrtarësh të lartë. Për Gazën, të gjithë ramë dakord se konflikti dhe vuajtja e tmerrshme që ai po shkakton duhet të marrin fund. Si anëtarë të përkushtuar të NATO-s, shohim një model shqetësues, një këmbëngulje të mbrapshtë për të ndezur konflikte e mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshi Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë kaosi duhen ndalur dhe duhen goditur. Për fat të keq, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza, s’bën tjetër veçse ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit.

Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit të Francës, Macron, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, drejtoi një thirrje të fortë për armëpushim të menjëhershëm. Bie dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se armëpushimi është edhe në të mirën e Izraelit. Si një vend i paqtë, me shumë besime fetare dhe një rini energjike, fundi i menjëhershëm i vuajtjes së civilëve qoftë të popullit palestinez, ashtu edhe atij izraelit dhe arritja e paqes së qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj për këtë bashkë me udhëheqës e zyrtarë të tjerë”, shkruan Rama./M.K-dritare.net