Na ndiqni edhe në

Politikë

Marrëveshja për refugjatët, Meta: Rama e pranoi për interesa personale!

Marrëveshja për refugjatët, Meta: Rama e pranoi për interesa

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për kampin e refugjatëve.

Meta tha se kreu i qeverisë do ta përdorë këtë marrëveshje për interesa personale pasi kjo e fundit bie ndesh me Kushtetutën.

Ndër të tjera theksoi se marrëveshja duhet të kundërshtohet nga opozita gjatë votimit në Kuvend.

“Lidhur me çështjen që ju ngritët për marrëveshjen mes dy kryeministrave, besoj që është tërësisht një marrëveshje problematike që tregon dhe njëherë që Rama përdor pozitën e kryeministrit, për të ofruar shërbime të karakterit personal në kërkim të favoreve personale, për arsye se është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutës dhe përçmon të gjithë rrugën ligjore që duhej ndjekur. Së dyti, është e qartë se krijon probleme të mëdha për respektimin e të drejtave të njeriut. Probleme serioze për sigurinë, dhe ka sjellë një shqetësim në Itali dhe BE.

Është një aventurë e Ramës dhe jo ndihmë për Italinë. Tregon që politika e jashtme është në dorën e një njeriu që e zhbërë Kushtetutën, Parlamentin dhe shpresoj që opozita të bëjë të gjithë përpjekjet e saj për t’i qëndruar parimeve që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtave të njeriut”, tha Meta./M.K-dritare.net