Na ndiqni edhe në

Politikë

Mbreti Charles: Kriza klimatike po thellohet, bota drejt shkatërrimit!

Mbreti Charles: Kriza klimatike po thellohet, bota drejt shkatërrimit!

Mbreti Charles III ka paralajmëruar udhëheqësit botërorë se shenjat paralajmëruese të krizës klimatike po injorohen dhe se bota po shkon drejt territorit të rrezikshëm të pa eksploruar, me pasoja shkatërruese për jetët. Gjatë fjalimit të tij në Samitin Botëror për Klimën, mbreti tha se uron që diskutimet në COP28 të jenë një pikë kthese drejt veprimit mbi ngrohjen globale, citon CNN.

"Është bërë një përparim i rëndësishëm, por më shqetëson shumë që ne mbetemi kaq larg qëllimit. Ne po e nxjerrim botën jashtë normave dhe kufijve të balancuar dhe në një territor të rrezikshëm të pa eksploruar", tha mbreti.

Duke iu referuar motit ekstrem të nxitur nga ndryshimet klimatike, duke përfshirë përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan dhe Bangladesh dhe thatësirën katastrofike në Afrikën Lindore, mbreti tha:

"Ne po kryejmë një eksperiment të madh, të frikshëm të ndryshimit të çdo kushti ekologjik menjëherë, me një ritëm që tejkalon aftësinë e natyrës për t'u përballur”.

Mbreti bëri thirrje për një sërë masash, duke përfshirë një rritje të financave publike dhe private, për të trajtuar krizën klimatike dhe për të rritur me shpejtësi energjinë e rinovueshme.

“Në vitin 2050, nipërit tanë nuk do të pyesin se çfarë thamë. Ata do të jetojnë me pasojat e asaj që ne bëmë apo nuk bëmë. Toka nuk na përket neve, ne i përkasim Tokës”, shtoi ai./M.K-dritare.net