
Meta kujton 2 marsin e shkuar: Pranvera Kuqezi po vjen. Po shkojmë të gjithë në referendumin e 25 prillit!
E Martë 2 Mars 2021, 11:11
Dritare.net
Presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar tubimin e 2 marsit të një viti më parë. Misioni i nisur atë ditë, shkruan kreu i shteti, do të çohet në fund më 25 prill.
“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! Pranvera Kuqezi po vjen!”, shkruan Meta./L.F-dritare.net

















