Na ndiqni edhe në

Politikë

Meta: Rama ka caktuar një spiun për çdo shqiptar që futet deri në jetën intime!

Meta: Rama ka caktuar një spiun për çdo shqiptar që futet

Presidenti i vendit Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp në lidhje me publikimin e të dhënave të qytetarëve. Presidenti akuzoi kryeministrin Rama se ka angazhuar një spiun për çdo qytetar. Ai i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Rama dhe tha se këto pyetje duhet t’ia bëjë SPAKU pas 26 prillit.

“Ndaj dua të të pyes ty Edi Rama, me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat shqiptarëve. Me ç’të drejtë ti Edi Rama u ke caktuarve shqiptarëve nga një fuks për t’u futur ne jetën private, deri tek jeta intime dhe do ketë prova, për t’i shantazhuar dhe dhunuar për të drejtën e votës, që ose të mos shkojnë nëse janë përkrahës së PD dhe LSI ose të japin garanci që vota të jetë për Rilindjen. Me ç’të drejt diskriminon nga raca, gjinia, bindja fetare, gjendja ekonomike. Edi Rama kush do të mbajë përgjegjësi nëse të dhënat e shqiptarëve do të keqpërdoren nga mafia kombëtare apo ndërkombëtare. A e mendon ti Edi Rama se me këtë që ke bërë i ke hapur dyert krimit kibernetik. Ndaj i kërkoj prokurorisë të nisë verifikimit duke nisur nga kryeministri në detyrë dhe kryetari i PS Edi Rama. Zotërinj prokurorë duhet të merrni në pyetje patronazhistët tuaj. Të zbardhet e gjithë e vërteta, pasi jeta privat dhe intime, pasi të drejtat e shqiptarëve janë në rrezik”, u shpreh presidenti Meta./L.F-dritare.net