Na ndiqni edhe në

Politikë

Në prag të zgjedhjeve KQZ kërkesë të veçantë partive!

Në prag të zgjedhjeve KQZ kërkesë të

Në prag të zgjedhjeve KQZ iu është drejtuar me një kërkesë të veçantë dy partive më të mëdha në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas KQZ, të dyja këto parti nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. KQZ njofton në kërkesën e saj drejtuar partive se dalohet afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë e rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit dhe në shtyllat e ndriçimit, gjë të cilën, sipas këtij institucioni, PD nuk e ka zbatuar. Ndërkohë, KQZ i drejtohet me letër edhe PS-së, ku shprehet se partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore duke shmangur politikat e polarizimit dhe retorikat denigruese ndaj kundërshtarëve, si dhe duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./dritare.net