Ngërçi në PD, Bardhi: Gati për të shkuar drejt çdo akti!
Dritare.net
Deputeti demokrat Gazment Bardhi pas mbledhjes me grupin tha se opozita është gati për të shkuar drejt çdo akti për t’i rikthyer të drejtat kushtetuese.
Bardhi tha se pezullimi i çështjes së PD nga gjykata kërkon vendimmarrje të guximshme nga strukturat e partisë lidhur me liderin.
“Zgjidhja e kësaj problematike nuk është çështje e kësaj gjykate, por e secilit prej nesh. Pjesa dërrmuese e anëtarëve të PD, e kanë treguar përgjegjshmërinë. Qëndrimin tim për ngërçin e dini, kërkon vendimmarrje të guximshme të strukturës së partisë.
Opozita gati për të shkuar drejt çdo akti. Opozita është e bashkuar në aksionin e vetë në Parlament dhe në aksionin e saj jashtë parlamentit. Çdo deputet e ka për detyrë që të zhvillojë takime me qytetarë. S’ka asnjë ndalesë për t’u bashkuar asnjë me askënd”, tha Bardhi./M.K-dritare.net