
Nishani: Hapi i parë që PD të ringrihet, është largimi i Bashës!
Dritare.net
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD sot në mbledhje i ka bërë thirrje kryetarit të opozitës të japë dorëheqjen. Nishani shkruan se ndonëse ky akt nuk e zgjidh ngërçin në të cilin ndodhet tani partia demokratik, sipas tij është një akt i maturimit politik.
“E vetmja alternativë është nisja e një projekti të ri politik !
Kam kërkuar dhe përsëris më së pari Dorëheqjen e parevokueshme të Kryetarit të Partisë ! Dorëheqja e parevokueshme e kryetarit është akt i përgjegjësisë politike, është akt i maturimit politik, është akt civilizimi, është sakrificë personale për ti shërbyer interesit madhor të së ardhmes së partisë. Eshtë akti që verifikon se interesi i Partisë është mbi interesin personal të cilitdo individ që është kryetar.
Thirrja ime për këtë akti civil prej z. Basha është pikërisht si një shërbim që z, Basha ka për detyrim ti bëjë Partisë Demokratike. Procesit të së ardhmes së saj. Po a e zgjidh pikën kritike vetëm ky akt për PD.
Jo, natyrisht që jo.
Por është një hap që relakson kaosin e shkaktuar nga humbja e besimit se PD mund të fitojë zgjedhjet dhe pushtetin një ditë ! Eshtë një hap që tregon se PD mund të vijojë të ringrihet mbi modelin dhe praktikën evropiane, se ne mund të bëhemi një Shtëpi e Madhe e Lirisë ! Kjo kërkon të hyjmë në një proces jo të lehtë, jo të shkurtër por të domosdoshëm reformimi”, shkruan ish-Presidenti Nishani./L.F-dritare.net

















