PD sot më e fortë, fushata vijon/ Mësohet mesazhi i Bashës në takimin me kandidatët
Dritare.net
Kreu demokrat Lulzim Basha vijon takimet në selinë blu për strategjinë që do të përdorë partia e tij, pas humbjes më 25 prill. Sot në takimin me kandidatët që ishin në listat për deputetë. Në mesazhin e tij dërguar anëtarëve të PD mësohet të jetë thënë se kreu demokrat do të vijojë takimet në terren.
‘Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo.
Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!
Fushata dhe misioni ynë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë, PD u bë më e forte se kurrë!’, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e sotme./L.F-dritare.net