
Prokuroria: Kryebashkiaku i Kuçovës i dënuar në Greqi!
E Hënë 13 Nëntor 2023, 11:11
Dritare.net
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke, por këtë informacion e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Janinës.
Kryebashkiaku socialist është shpallur fajtor për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999 në moshë të mitur dhe ndaj tij u vendos “masa riedukuese e qortimit”.
"Veprimet u konstatuan në Despotiko të Prefekturës së Janinës, më 23 Qershor 1999 në orën 02:30. Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj burgim", thuhet në dokumentin e Prokurorisë./M.K-dritare.net

















