
Rama: 22 nëntori, të njihet festë kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama nga Samiti i Diasporës bëri me dije se ka pranuar propozimin e presidentit të vendit, që dita e Alfabetit të njihet si festë kombëtare.
Rama tha se 22 nëntori që njihet si festë kombëtare në Maqedoninë, duhet të jetë po njësoj për vendin tonë por edhe për Kosovën.
“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të presidentit, dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të frymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri-tjetrin. Është e çuditshme por prapë e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por pati vizionin të kërkojë që dita e alfabetit, 22 nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama./M.K-dritare.net

















