Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama-Bashës: Bëre sa munde, pranoje humbjen me dinjitet!

Rama-Bashës: Bëre sa munde, pranoje humbjen me dinjitet!

Nga sheshi Skënderbej aty ku bashkë me militantë dhe anëtarë të PS kryeministri Edi Rama dha një mesazh për kreun opozitar, Lulzim Bashën. Ai tha se PD dhe kryetari i saj ishin kundërshtarë jo të lehtë, ndërsa shtoi se këto humbje Basha duhet të t’i pranojë me dinjitet.

“Basha dhe PD ishin në skuadër e mirë, demokratët ishin kundërshtarë jo shumë të lehtë që mendojnë vlerësim për përpjekjen për të arritur të paarritshmen për ta. Më shumë se kaq nuk bëni dot, madje bën më shumë, se të mundësh PS është më e vështirë se mundësh Barcelonën e Pep Guardiolës. Mesazhi im është të pranojë humbjen me dinjitet dhe me bindjen se bëre sa munde. Miqtë demokratë janë më të mirët por pas nesh, ky është fakt dhe faktet pranohen, nuk luftohen. Nuk më takon mua dhe nuk është përgjegjësia as e drejta jonë të vendosim se si do e pranoni, nëse do jetë apo jo Basha në 4 vite e ardhshme është puna juaj, por me apo pa Bashën, opozita jonë është vetja jonë. Shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë dhe konkret pa asnjë paragjykim”, tha Rama./L.F-dritare.net