Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: Dy përgjigje për subjektin e listës së zezë, së SHBA dhe Britanisë!

Rama: Dy përgjigje për subjektin e listës së zezë,

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj familjarëve të tij, se familjarët e tij kanë përfituar tendera.

Rama për mediat tha se në asnjë rast familjarët e tij nuk kanë përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

“Më vini në pozitë pak të vështirë. Sepse në ndërkohë që nuk jam i prirur që t’i përgjigjem akuzave të dikujt që është subjekt i listët së zezë së SHBA dhe Britanisë së madhe për korrupsion dhe minim të demokracisë dhe subjekt i drejtësisë në Shqipëri, për arsyet që ju i dini.

Përgjigja është shumë e thjeshtë, kurrë asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe jo vetëm kaq, por meqë po ma jepni këtë mundësi, unë që ta mësojnë të gjithë dhe ata të cilët mbase mund të impresionohem nga akuza absurde për milionat eurot e shpenzuara për fluturime që unë dhe anëtarë të familjes që udhëtojnë me mua, udhëtoj në dy mënyra. Në rastet e vizitave zyrtare apo të punës, me avionin përkatës dhe në të gjitha rastet e tjera me avionët e linjës si gjithë shqiptarët, ekonomik dhe me shpenzimet e mia dhe të familjes”, tha Rama./M.K-dritare.net