Rama konfirmon: Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do të mbeten në postet që kishin!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tha se Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do të mbeten në pozicionet që kishin!
“Është dita për të falënderuar të gjithë deputetët, drejtuesit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, kryetarin e Grupit Parlamentar dhe Ministren për Marrëdhënien me Parlamentin. Taulanti ka punuar me përkushtim edhe në ditë të vështira po ashtu dhe Elisa ka qenë e përkushtuar në punën e saj duke lehtësuar punën e qeverisë për Parlamentin. Që të dy meritojnë një falënderim të veçantë dhe konfirmohen në detyrë dhe për mandatin e tretë. Do ta kenë të plotë mbështetjen tonë. Të gjithë deputetët e rinj do jenë një vlerë e shtuar. Shumë faleminderit nga zemra, pa secilin prej jush nuk do kishim mbërritur deri këtu.”- tha Rama./L.F-dritare.net