Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: Kush voton 9 dhe 6, derrin maç do të marrë në këmbim!

Rama: Kush voton 9 dhe 6, derrin maç do të marrë në

Në ditët e fundit të fushatës elektorale takimet e krerëve politikë me elektoralin vijon intensivisht. Sot kryeministri Rama ishte në Gjirokastër. Duke sulmuar palën kundërshtare, kreu i qeverisë u bëri thirrje gjirokastritëve të votojnë PS pasi sipas tij kjo parti nuk është gjunjëzuar në dy sfidat më të mëdha që pati vitet e fundit. Ndërsa për PD dhe LSI numri 9 dhe i 6 në fletën e votimit, kryeministri dha këtë koment:

“Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./L.F-dritare.net