Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: Të rinjtë të integrohen në arsimin profesional!

Rama: Të rinjtë të integrohen në arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama në takimin për risinë në e-Albania lidhur me arsimin profesional tha se kushtet janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Rama theksoi se qeveria do të zgjerojë më tej infrastrukturën e arsimit profesional edhe për vendet vakante, lidhur me regjistrimin.

“E thashë, duhet të zgjerojmë më tutje infrastrukturën e arsimit profesional, por aktualisht kemi mjaftueshëm vend për fazën e parë, e cila ka nisur, por që duhet të intensifikojë të gjithë aktivitetin tuaj. Këtu janë jo rastësisht drejtorët e arsimit profesional me drejtorët e drejtorive dhe zyrave arsimore sepse kjo është një punë e përbashkët. Nëse sot ne kemi rreth 4000 vende të lira në sistemin e arsimit profesional, pra, potencial për thithur 4000 nxënës, ne duhet të thithim 4000 nxënës.

Pastaj, nevojat janë për shumë më tepër ama nuk mund t’ju themi juve që “Shtyni shumë më tepër” sepse do na duhet që të kemi infrastrukturën për të pranuar shumë më tepër. Me infrastrukturën ekzistuese, ne kemi 4000 mundësi aty për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të përgjithshme”, tha Rama./M.K-dritare.net