Soreca mesazh politikës: Vetëm lidershipi i fortë do t'ju anëtarësojë në BE!
Dritare.net
Ambasadori Luigi Soreca ka dorëzuar sot raport progresin për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, ndërsa theksoi se vendi ynë ka bërë progres, por duhet të vazhdojë me reformat. Ambasadori tha se qeveria duhet të jetë e fokusuar për të reduktuar boshllëqet ekonomike dhe të forcojë lidershipin politik lidhur me reformat e BE.
Ndër të tjera shtoi se reformat e BE kërkojnë që të risin mirëqënien e shqiptarëve, jo vetëm si pjesë e integrimit.
“Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirë organizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve. Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ftoj qeverinë dhe institucionet përkatëse që të shfrytëzojnë maksimalisht fokusin politik të BE për zgjerimin dhe ambicien për të reduktuar boshllëqet ekonomike dhe diferencat ekonomike dhe sociale. Nevojitet lidership i fortë politik për të përshpejtuar reformat që janë të lidhura me BE. Kjo kërkon një frymë ndërpartiake, me një strukture negocimi solide në mënyrë që Shqipëria të ndjekë nga afër ndryshimet që duhet të bëjë për tu integruar në BE.
Të mos harrojmë që reformat që bën Shqipëria nuk janë të nevojshme për të plotësuar kriteret për në BE, por për të përmirësuar jetesën e qytetarëve shqiptarë”, tha Soreca./M.K-dritare.net