
Sot Kuvend, Berisha paralajmëron sërish aksion opozitar!
Dritare.net

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat para nisjes së Kuvendit ka paralajmëruar sërish revoltë opozitare.
Berisha për mediat tha se parlamenti duhet të funksionojë si institucion qendror dhe se deputetëve nuk mund t’i hiqet e drejta kushtetuese. Ndër të tjera shtoi se vizita e kreut të qeverisë sot në seancë është një tjetër shkelje, pasi duhet të paraqitet për interpelancë.
“Edi Rama iku njëherë në Paris, kësaj here në Marsejë. Kësaj here hajduti shkon me avion privat personal. Megjithatë, parlamenti do jetë institucioni qendror ku ai do marrë atë që meriton. Asgjë nuk zbulohet paraprakisht. Nuk ka më gjë normale, gjëja më e përgjegjshme, më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është të mbrojë të drejtën kushtetuese. Ata që betohen në Kushtetutë, duhet ta mbrojnë atë me çdo çmim. Deputetët prej një muaji nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po mbrojnë Kushtetutën. Mendoj se ky është vendimi më i përgjegjshëm. Alternativa e këtij vendimi do të ishte bojkoti, por bojkoti do të ishte një dëshirë dhe kënaqësi e Edi Ramës, të cilën nuk do ia plotësojmë. Ne do vazhdojmë betejën.
Ai ka një muaj që nuk hyn në parlament, nuk respekton interpelanca, nuk respekton pyetje, nuk respekton asgjë, çka shkel Kushtetutën, kurse ne mbrojmë Kushtetutën. Ne vlerësojmë progres-raportin dhe konstatimin e tij se në këtë parlament, Kushtetuta shkelet me dy këmbët. Por natyrisht janë shqiptarët që duhet t’i japin përgjigjen e merituar këtyre akteve të pashembullta. Dje, Edi Rama bëri sikur do paraqitet në interpelancë dhe tani sikur i doli papritmas i doli ky problem. Po edhe sikur në Hënë të niset, do zbresë prapë dhe do marrë atë që meriton. Ky është një aksion pa kthim”, tha Berisha./M.K-dritare.net

















