Na ndiqni edhe në

Politikë

Zgjedhjet në PD/Berisha takon Bashën!

Zgjedhjet në PD/Berisha takon Bashën!

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha pati sot një takim me kryetarin aktual të PD Lulzim Bashën. Në media raportohet se takimi ka zgjatur rreth dy orë, por nuk dihet se çfarë është diskutuar. Kujtojmë që sot partia demokratike mban zgjedhjet e brendshme për kryetar.

Ish-lideri i PD Berisha votoi në mesditë dhe tha se kandidatët duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për partinë, pavarësisht nga rezultati i sotëm.

3 kandidatët për kryetar kanë akuzuar se procesi i votimit është i parregullt dhe favorit në garë është kryetari aktual Lulzim Basha. Në një deklaratë për median Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD Jemin Gjana, iu përgjigj akuzave dukë thënë se procesi është i rregullt dhe akuzat nuk qëndrojnë./L.F-dritare.net