Na ndiqni edhe në

Shëndet

Kardiologu Spiro Qirko: Si ta ruani zemrën!

Kardiologu Spiro Qirko: Si ta ruani zemrën!

Dritarja e Doktorit ishte pranë mjekut kardiolog Spiro Qirko në laboratorin Intermedica. Mjeku Qirko ngriti shqetësimin se obeziteti po shton sëmundjet e zemrës, si dhe po bëhet shkak për sëmundje të tjera si diabeti apo yndyrnat e larta në gjak. Mjeku e vë theksin te mënyra e keqe e jetesës, e cila ndikon në çrregullimet e shëndetit.

“Ndër shkaqet kryesore të obezitetit duhet të përmend stilin e keq të jetesës. Njerëz që konsumojnë sasi të mëdha ushqimi. Ose persona që konsumojnë alkool. Po aq e rëndësishme është mënyra e ngrënies pa orar. Ne na mungon orari i të ushqyerit. Në rastet kur ne nuk hamë drekën apo mëngjesin, ne e kompensojmë këtë me ngrënien e darkës. Këtë rregull duhet ta nisim tek fëmijët. Në Angli në shkollat fillore dhe të mesme ka kujdestarë që shohin dhe kontrollojnë ushqyerjen e tyre. Kjo duhet të bëhet edukatë. Sot në SHBA ka 93 milionë obezë dhe 2.8 milionë vdekje i vijnë botës nga obeziteti dhe problematikat që sjell ai. Rezulton që femrat në shqipëri 26% janë obeze dhe 18- 20 % janë meshkujt. Por kjo statistikë më duket me shifra më të ulta nga realiteti. Nga konsultat me pacientë kam vënë re se 1 në 3 persona janë obezë.

Pjesa më e madhe e të rinjve sot punojnë ulur përpara kompjuterit. Por shumica prej tyre punojnë edhe pas orës 12 të natës sërish para kompjuterit. Kjo sjell një shkatërrim të trurit. Nëse ne flem në orën 2:00 të natës, atëherë ky është një gjumë sipërfaqësor. Pagjumësia formon hormonin e quajtur leptinë, e cila kryesisht krijohet në zorrën e trashë. Ora 22:30 duhet të jetë orari i fjetjes në darkë. Nuk duhet të na mungojë vullneti për të bërë 10 mijë hapa në ditë.”, u shpreh Qirko./K.C/dritare.net