
Për një zemër të shëndetshme sipërmarrësja e bimëve medicinale Vera Çeço këshillon lulen e murrizit. Në vlogun nga Rudina Xhunga për turizmin e bimëve medicinale, zonja Çeço thotë se lulja e murrizit është e mrekullueshme dhe këshillohet për të gjithë njerëzit që vuajnë nga zemra. Ajo hap venat e gjakut, përmirëson qarkullimin e gjakut, fuqizon zemrën e dëmtuar nga shqetësimet nervore, goditjet e forta nervore dhe lehtëson vështirësitë në frymëmarrje.
Shqipëria, për fat të mirë është një burim i pasur i kësaj bime magjike e të egër. Përdorimi: Një lugë gjelle me bimën e murrizit e ziejmë në 250ml ujë për 2 min, lihet të ftohet për 10-15 min, pihen 2-3 gota çaji në ditë./L.F-dritare.net

















